Një çift nga qyteti perëndimor siberian, Tyumen, hodhi aksidentalisht në plehra një thes të mbushur me dollarë.
Paratë ata i kishin fituar nga shitja e shtëpisë së gjyshes së tyre, të cilën e kishin ftuar për darkë.
Çifti nuk e tregoi shumën e parave të siguruara nga shitja, por në atë zonë çmimet variojnë nga 45-90 mijë dollarë.
Kjo është një shumë e konsiderueshme, duke llogaritur se rroga vjetore mesatare është 25 mijë dollarë.
Pasi e kuptuan se çfarë kishin bërë dolën menjëherë në lagje, por pastruesit e kishin zbrazur koshin.
Më pas ata u drejtuan te pika e grumbullimit, ku detyruan punëtorët të gërrmonin plot 12 ton plehra.
Më në fund, pas shumë përpjekjesh ata u bashkuan përsëri me paratë, që tashmë sigurisht vinin erë.


