• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHITËN 500 TESTE COVID FALSE/ Gjykata e Lezhës nxjerr nga qelia farmacisten
Home
Aktualitet
Kronikë

SHITËN 500 TESTE COVID FALSE/ Gjykata e Lezhës nxjerr nga qelia farmacisten

19 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte testi COVIDI të falsifikuara u lirua nga qelia. 25-vjeçarja Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka thënë se 25-vjeçarja ka qenë thjeshtë punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVIDI fiktive. Pasi dëgjoi palët Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 25-vjeçares Kristjana dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Kristjana Luka me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci, në Lezhë u arrestua në flagrancë dy ditë më parë si dhe u shpall në kërkim shtetasja Aurora Ujka 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci.

Të dyja, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur shtetas të ndryshëm, me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.

Pajisja e tyre bëhej vetëm me dërgimin e dokumentit të identifikimit nga ana e kërkuesit dhe sipas kërkesave të tyre, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORËT E TMERRIT NË TRAGETIN E DJEGUR NË KORFUZ/ Rrëfimi prekës i dëshmitarit: Fëmijët kërkonin prindërit
Previous article TRONDITËSE NË BORSH/ Një banesë përfshihet nga flakët, HUMBIN jetën dy persona

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT