Në ankandin e letrave me vlerë, të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë për llogari të Ministrisë së Financave u shitën 3.4 miliardë lekë obligacione fikse me afat maturimi 2 vjeçar, nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur nga financat.
Ndonëse kërkesa e investitorëve e tejkaloi lehtë shumën prej 4 miliardë lekësh (4.04), u pranua 84% e kësaj shume.
Yiled-i (interesi) minimal dhe maksimal i pranuar ishte 2.2%, pak më i lartë sesa kuponi indikativ prej 2.15%.
Në krahasim me ankandin e mëparshëm të zhvilluar në mes të gushtit, për të njëjtin maturitet , ku yieldi i pranuar ishte 2.15%, interesat kanë shfaqur një rritje të lehtë si rrjedhojë e mungesës së ofertës. (në ankandin e gushtit oferta ishte 5 miliardë lekë, kundrejt 4 miliardë lekë që ishte kërkesa e financave.


