• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISTE KOKAINË NË KORÇË/ Arrestohet 53-vjeçari, i gjenden dhe armë në banesë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISTE KOKAINË NË KORÇË/ Arrestohet 53-vjeçari, i gjenden dhe armë në banesë (EMRI)

8 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 53-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi shpërndante kokainë në qytet.

Policia i ka gjetur në banesë shtetasit Ardit Horanlli, kokainë, peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim.

Tashmë materialet për Ardit Horanllin janë në Prokurori dhe ai akuzohet për 3 vepra penale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte lëndë narkotike, armë sportive dhe armë të ftohta në banesë, vihet në pranga 53-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një armë sportive, dy armë të ftohta dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 4, Korçë.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDAHET NGA JETA ISH-SEKRETARI I SHBA-SË/ Zyrtari që qëndroi më gjatë në këtë detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore
Previous article AFRIKA E JUGUT PEZULLON VAKSINËN OXFORD-ASTRAZENECA/ Rezultate zhgënjyese ndaj variantit të ri të COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT