• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISTE KOKAINË NË DYQANIN E ILAÇEVE/ Arrestohet 33-vjeçari në Himarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISTE KOKAINË NË DYQANIN E ILAÇEVE/ Arrestohet 33-vjeçari në Himarë

15 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një tabakino dhe mbante me vete mjet prerës (thikë), vihet në pranga një 33-vjeçar.

Procedohet penalisht pronari i tabakinos, pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Sekuestrohen doza kokaine, një mjet prerës thikë, paketa me cigare pa pullë fiskale, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Parts 8”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Gj., 33 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në subjektin “Tabacchino” me pronar shtetasin A. A., në Dhërmi, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit F. Gj., i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, në këtë subjekt. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një mjet prerës thikë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi F. Gj., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza dhe i shiste ato në subjektin ku ishte i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI I TRE POLICËVE/ Kurti publikon hartën: Brenda territorit tonë, janë gjetur gjurmët, prangat e ushqimet...
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Dy superfuqi të Europës zbresin në fushë, ja kur luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT