• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN ORË TË SHTRENJTA DHE BIZHUTERI FLORIRI/  Arrestohen 2 administratorët, sekuestrohen mijëra euro e dollarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISNIN ORË TË SHTRENJTA DHE BIZHUTERI FLORIRI/ Arrestohen 2 administratorët, sekuestrohen mijëra euro e dollarë

21 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët kanë qenë administratorë të 2 dyqaneve që tregtonin ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri e me diamante online.

Në një njodtim ppër media, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Sahati” nga të dyja bizneset u sekuestruan 228 ora të markave të ndryshme, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të përfituar nga shitja e aksesorëve.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sahati”, si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm ndaj subjekteve ekonomike që i tregtojnë produktet e tyre edhe online.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit.

Shitnin online dhe në 2 dyqane në kryeqytet, pa fatura tatimore, ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri, vihen në pranga 2 administratorët.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për moskryerje të detyrës, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonat ku janë 2 dyqanet.

Nga të dyja bizneset sekuestrohen 228 ora të markave të ndryshme, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të përfituar nga shitja e aksesorëve.

Si rezultat i monitorimit intensiv paralel, të bizneseve që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësi fizike dhe/ose online, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimi me produktet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sahati”.

Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shitnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator shtetasit D. S., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator shtetasin K. Z., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u kapën dhe u vunë në pranga administratorët e 2 dyqaneve, shtetasit D. S., 52 vjeç dhe K. Z., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEANCA PLENARE/ Ja projektligjet që do të diskutohen
Previous article BIG BROTHER VIP 3/ Postimi që ngriti dyshimet se Luizi mund të jetë opinionisti

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT