• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN DROGË GJATË PANDEMISË/ Policia italiane arreston 24 persona, mes tyre shqiptarë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHISNIN DROGË GJATË PANDEMISË/ Policia italiane arreston 24 persona, mes tyre shqiptarë (DETAJET)

9 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar sot në mëngjes operacionin e koduar “Lockdown”, që ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke përfituar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit, shkruajnë mediat italiane.

Ky operacion çoi në arrestimin e 24 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë. Nga të arrestuarit, 18 u vunë në pranga, kurse 6 u lanë në arrest shtëpiak.

Grupi kriminal ishte i organizuar në tre nivele dhe shqiptarët kishin rolin e furnizimit me marijuanë, hashash e kokainë. Dy nivelet e tjera ishin përbërë kryesisht nga shtetas italianë. Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në territorin e provincave të Milanos, Monzës,Torino, Bergamo e Sassari.

Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës. Autoritetet policore italiane, por jo vetëm, disa herë kanë ngritur shqetësimin se pandemia ka bërë që trafiku i drogës të marrë përmasa të mëdha globalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTE PANIKU/ Djaloshi që mbledh topat e tenisit bie pa ndjenja në turneun "Australian Open" (VIDEO)
Previous article SHPËRTHIMI I FUQISHËM NË KAMËZ/ Kush është personi me të shkuar kriminale që iu hodh në erë makina (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT