Kryeministri Rama tha se 4000 familje do të marrin shtëpinë e tyre, falas dhe do të gëzojnë vitin e ri në banesat e tyre të reja. ndërsa qyteti i Shijakut, për Ramën do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi falë rindërtimit.
“Ata qe kanë humbur banesën individuale në zona rurale apo periferike do e kalojnë vitin e ri 2020-2021 nën çatinë e re dhe të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re, ky është objektivi ynë. besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re. pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para. Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shuar nga pas do realizohet. kështu thonin për Belshin kur thoja që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për turistët. Rindërtimi ëhstë një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë e vendit. Kjo fal mbështetjes që na dhanë në Konferencën e Donatorëve.” tha Rama.


