• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIHEN PËR HERË TË PARË PAS 2 VITESH/ Djali: Babai nuk më ka blerë një palë këpucë (VIDEO)
Home
Sociale

SHIHEN PËR HERË TË PARË PAS 2 VITESH/ Djali: Babai nuk më ka blerë një palë këpucë (VIDEO)

7 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë babë e bir, Fatmiri dhe Flori. Fatmiri ka treguar se pas vdekjes së të vëllait ai mori përsipër të kujdesët për të nipin të cilin e rriti dhe e shkolloi.

Tani nipi kërkon t’i marrë dhe shtëpinë, kurse fëmijët e Fatmirit nuk i flasin më sepse thonë që ka bërë më shumë për nipin e tij Gridin sesa për të.

Flori: Me babain tim unë nuk flas dhe as kam për të folur. Ti e vetmja gjë që bën merr në telefon kërkon lekë. Të gjitha ja ke dhënë tjetër njeriu.

Fatmiri: Nuk ia kam dhënë fare, jam në procese gjyqësore. Nuk i kam dhënë gjë e ka zaptuar me dhunë, për këtë të jesh i bindur.

Flori: I ka dhënë Gridit çdo gjë. Gridi është kushëriri im dhe djali i vëllait të babait. Gridit i ka gjetur punë, i jep lekë, rroba, i ka dhënë të gjitha gjërat. Blinte gjëra për në shtëpi dhe sa ikte nga Shqipëria ata ia vidhnin. Kur ktheheshin sërish në Shqipëri ata nuk i gjenin gjërat në shtëpi dhe babi thoshte hë mo s’ka problem i morën ata ia falim. Tani do t’ja japë dhe shtëpinë.

Eni Çobani: Pra juve dyshoni që dhe banesën Fatmiri do ia kalojë Gridit.

Fatmiri: Jo gjykata do t’ja kalojë.

Flori: Nuk e di dhe nuk më duhet për gjykatën, unë po shikoj se çfarë po bën ti dhe ti s’po bën asnjë gjë.

Fatmiri: Unë po bëj atë që duhet. Ne kemi trashëguar një shtëpi nga babai, kur isha 14 vjeç kam mbajtur tulla dhe ia kam çuar ustait. Unë kam punuar me mish dhe shpirt për atë shtëpi, shtëpia ndodhet në qytetin e Durrësit. Ne ishim 3 vëllezër dhe 1 motër. Babai i bën nënës kontratë dhurimi që mos ta linte në mes të katër rrugëve. Nëna në momentet e fundit të jetës së saj se vdiq me kancer, ajo bën një kontratë dhurimi ku na i jep mua dhe vëllait Dervishit shtëpinë. Në këtë kohë në banesë jetonte edhe vëllai tjetër Agimi i ndjerë me bashkëshorten dhe djalin Gridi.

Fatmiri tregon se pas vdekjes së Agimit, vëllai i tij Dervishi mbylli me çelës dhomat që atij i takonin, ndërsa në pjesën tjetër të shtëpisë la nipin e tij Gridin me të ëmën. Fatmiri tregon se nuk mund ta nxirrte nipin jashtë e ta linte mes katër rrugëve. Madje ai thotë se ka investuar shumë për të që të studionte Juridikun.

Fatmiri: E kisha djalin e vëllait tim, ishte shpirti, kushdo do e bënte këtë, por ai doli i pabesë, tradhtar.

Flori: Kurse ne fëmijët e Fatmirit i kemi bërë vetë, nuk ka investuar për ne.

Eni Çobani: Pra ka investuar për Gridin dhe jo për juve.

Fatmiri: Më kërkoi s’di sa euro më kërkoi dhe ia dhashë me qëllim që ai të vazhdonte shkollën.

Mbaroi Juridikun te financuar nga xhaxhai, nipi futet në punë në gjykatë dhe ia punon prapa shpine. Flori thotë se ai nuk rrinte shumë në Greqi, kthehej në Shqipëri për të jetuar me Gridin dhe nuk e ka ndjerë të atin të afërt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Përse Lulzim Basha është mbyllur në shtëpi duke treguar përralla!
Previous article COVID-19/ Rebelohen për masat e vendosura nga pandemia, të burgosurit në SHBA i vendosin zjarrin qelive

Delo.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT