• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT NGA INSTAT/ Shqiptarët nuk shpenzojnë më lekë për rroba dhe ushqim, bie konsumi
Home
Ekonomi
Portret

SHIFRAT NGA INSTAT/ Shqiptarët nuk shpenzojnë më lekë për rroba dhe ushqim, bie konsumi

1 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Konsumi i familjeve shqiptare për veshje dhe ushqime ka pësuar rënie gjatë vitit 2017. Sipas INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, (Njësive familjare) të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë.

Totali i shpenzimeve për konsum është 56,5 miliardë lekë në muaj për 769.494 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohen të jenë 19.660 lekë në muaj, nga të cilat: 8.664 lekë për konsum ushqimor dhe 10.996 lekë për konsum jo-ushqimor.

Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, është 0,4 % më i lartë se në vitin 2016.

Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, është 2,0 %. Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2017, e ka shënuar grupi “Veshje dhe këpucë”, me 11,4%, krahasuar me vitin 2016, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Transport”, me 14,9 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Transport” në vitin 2017 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 14,9 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “karburantë dhe lubrifikantë”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” kanë shënuar rritje prej 14,3 %, krahasuar me vitin 2016, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “medikamente”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”. Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347 lekë, i cili zë një peshë prej 44,1 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë”, me 18,1 %, “bukë dhe drithëra” dhe “mish dhe nënprodukte” mbi 17 %, ndjekur nga “perimet”, me 13,7 % dhe “frutat” mbi 8 %.

Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.998 lekë, përbën 10,9 % të totalit të buxhetit familjar.

Grupi “Transport”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.294 lekë, zë 7,2 % të buxhetit gjithsej. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë “shpenzimet për karburantë dhe lubrifikantë”, me 57,8 %, ndjekur nga shpenzimet për “shërbim transporti”, me 22,2 %.

Tirana me shpenzimet më të larta, Elbasani më të ultat

Në vitin 2017, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 87.968 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 76.129 lekë dhe dhe Shkodra, me 73.306 lekë në muaj për NjEF.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 47.467 dhe i Elbasanit, me 57.831 lekë në muaj për NjEF. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Gjirokastrës me 9,1 %, ndjekur nga qarku i Beratit me 8,9 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Dibra me 24,9 %. Në vitin 2017, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi me 4,4 anëtarë, ndërsa Vlora është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, me 3,3 anëtarë.

Të pasurit konsumojnë 3,4 herë më shumë se te varfërit

Konsumi për frymë i 90 % të NjEF-ve me shpenzimet më të ulta janë mesatarisht 18.311 lekë në muaj, ndërsa 10 % i NjEF-ve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 62.329 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,4 herë më i madh, në favor të 10% të NjEF-ve.

Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF-ve tregojnë se në vitin 2017 ka pasur një ulje prej 4,3 % të shpenzimeve të 10 % ëshit të NjEF-ve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 1,7 % të shpenzimeve mesatare për konsum të 90 %ëshit tjetër, në krahasim me vitin 2016. Si rrjedhim, raporti i decileve në 2017, për këtë tregues, paraqet një ulje të pabarazisë nga 2,5 në 2,4, krahasuar me 2016.

Shpërndarja e shpenzimeve mesatare të konsumit sipas tipit të NjEF, 2017 Në 2017, NjEF-të e përbëra nga një person i vetëm, me fëmijë në varësi, shpenzojnë më shumë për ushqim, prej 47,1 %, krahasuar me tipet e tjera. Shpenzimet më të larta për transport paraqiten në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë, me 8,2 %. Shpenzimet më të larta për arsim regjistrohen në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi. Marrë nga Monitor.al

Konsumi i mallrave gjatë vitit 2017
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ish-sulmuesi do të bashkohet me RONALDON tek Juventusi
Previous article ROBËRIMI I DEPUTETIT RIZA DANI/ Amaneti: Më varrosni pranë vajzës, me shpresë vdes si burrë

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT