• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT MARRAMENDËSE/ Ja sa fiton një “bos” në Zvicër, milionat s’janë asgjë
Home
Jetë

SHIFRAT MARRAMENDËSE/ Ja sa fiton një “bos” në Zvicër, milionat s’janë asgjë

15 March, 2019 k.autor Jetë

Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Pagat dhe bonusët e kryemenaxherëve të kompanive më të mëdha zvicerane kanë shënuar ngritje gjatë vitit 2018. Kjo vjen pas një trendi të uljes relative që pati ndodhur pak vjet më parë, si pasojë e presionit publik mbi pagat stratosferike të kuadrit të lartë në ekonominë zvicerane.

Nga 30 ndërmarrjet që janë pjesë e “Swiss Leader Index”, deri më sot (e premte) raportet e tyre afariste i kanë bërë publike vetëm 19, shkruan sda.ch. dhe ato tregojnë një trend ngritjeje sa u përket pagave të shefave të tyre të lartë, transmeton albinfo.ch.
Njeriu me pagën më të lartë në Zvicër: Sergio Ermotti

Në 12 nga 19 koncernet është rritur ajo që quhet “kompensim i përgjithshëm” për kryemenaxherët. Me 14.1 milionë franga të fituara si të ardhura totale, vendin e parë në listë e zë CEO i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti.

Severin Schwan, CEO i kompanisë së madhe farmaceutike Roche, është i dyti në listë. Në konton e tij gjatë vitit 2018 janë derdhur 11.8 milionë franga.

Ndonëse dukshëm më pak se shefi i UBS dhe ai i Roche, një shumë të majme e ka fituar në emër të të ardhurave vjetore edhe kreu i gjigantit të industrisë ushqimore, Nestle, Mark Schneider. Ai gjatë vitit 2018 ka fituar 9.01 milionë franga ose 15% apo 1.15 milion më tepër se në vitin 2017.

Një rritje të madhe të të ardhurave (paga dhe bonusi) në krahasim me vitin e kaluar e ka realizuar shefi i Dufry, Julian Diaz Gonzalez. Rritja te ai është 11% ose 661.000 franga më shumë se në vitin paraprak, ndërsa shuma totale e të ardhurave ka qenë 8 milionë franga.

Më pak se pararendësi i tij në post, ka fituar shefi i zgjedhur para një viti, i koncernit farmaceutik Novartis, Vasant Narasimhan. Të ardhurat e tij për vitin 2018 kanë qenë 9.92 milionë franga ose afërsisht për një të katërtën më të ulëta se ato të paraardhësit të tij, Josef Jimenez.

Një ulje të theksuar të të ardhurave ka “pësuar” shefi i “LafargeHolcim”, Jan Jenisch. Ai në viti 2018 ka fituar 7.4 milionë freanga, ose 16% më pak se një vit më parë.

Përveç CEO-ve ose kryemenaxherëve të kompanive të përmendura zvicerane, rritje të të ardhurave kanë pasur edhe përgjegjësit e financave dhe pjesëtarë të tjerë të stafeve drejtuese të këtyre kompanive. Mesatarisht ata gjatë vitit 2018 kanë fituar nga 3 milionë franga, ose rreth 100.000 më shumë se në vitin pararendës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKON KOVAC/ Lewandowski: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm
Previous article E THA TROÇ/ Reperi i njohur e pranon: E kam fiksim të kaloj një natë me Encën (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT