• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E REJA/ Çfarë po i ndodh vendit? Shqipëria po tkurret dhe po plaket…
Home
Sociale

SHIFRAT E REJA/ Çfarë po i ndodh vendit? Shqipëria po tkurret dhe po plaket…

1 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Paraditen e djeshme, kur INSTAT publikoi materialin “Shqipëria në Shifra”, një media qendrore italiane “La Repubblica”, tregoi se në 10 vitet e fundit 189 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Një ditë më parë, statistikat e Departamentit Amerikan të Shtetit, tregonin se mbi 367 mijë shqiptarë kishin aplikuar për të ikur në SHBA. Këto dy shifra, kanë një lidhje të fortë me statistikat e INSTAT. Raporti për 2017 i INSTAT tregon se Shqipëria po tkurret numerikisht dhe po plaket.

“Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2018, rezultoi 2,87 milionë duke pësuar rënie prej 0,2 %, krahasuar me një vit më parë”. Numri i shqiptarëve që jeton në atdhe po ulet nga viti në vit. Shifrat e INSTAT tregojnë se si rrjedhojë kemi më pak të rinj, më pak fëmijë në shkolla, më pak biznese (përjashto bujqit), një shifër prej 3 vjedhjesh banesash në ditë dhe më shumë prostitucion.

tab

KUSH PO RRI NË SHQIPËRI

“Të moshuarit në Shqipëri paraqesin tendencë në rritje nga viti në vit. Në 1 janar të 2018, grupmosha 60-79 vjeç zë 17,1% nga 16,5% të popullsisë gjithsej në 1 janar të 2017. Tendencë në rritje shfaq edhe grupmosha mbi 80 vjeç. Grupmosha 0-14 vjeç paraqet tendencë në rënie, duke zënë 17,7 % në 1 janar të vitit 2018, krahasuar me 18,2 % që zinte në 1 janar të vitit 2017″. Çfarë kanë sjellë kjo plakje e popullsisë? Më pak fëmijë në shkolla, në të gjitha nivelet parauniversitare. Sipas INSTAT, nga 786.230 të regjistruar gjithsej në arsim akademik në vitin 2013-2014, numri është ulur në 649.938. Uljen më të madhe e kanë fëmijët që shkojnë në shkollën 9-vjeçare. Nga 377.074 të regjistruar në 2013- ‘14 në 319.671 në vitin 2018- ‘19. Shumë më i ulët është edhe numri i studentëve me një ndryshim drastik nga 173.819 në vitin 2014 në 129.179 gjatë vitit aktual. Plakja e popullsisë, ulja e numrit të nxënësve dhe studentëve rrjedhimisht çon në konkluzionin se pjesa vitale e popullsisë po largohet nga vendi.

TË GJITHË DREJT TIRANËS

Një ndër tre shqiptarë jeton në Tiranë. “Në 1 janar 2018, Tirana zë 30,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Fieri (10,4 %), Durrësi (10,1 %) dhe Elbasani (9,7 %). Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë në 1 janar 2018 në krahasim me një vit më parë, përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora. Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje të numrit të popullsisë gjatë 2011-2017 dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e lëvizjeve të brendshme, drejtuar në qendrat urbane, kryesisht në Tiranë, në Durrës dhe në Vlorë. Qarku i Gjirokastrës paraqet numrin më të ulët të popullsisë me rreth 63 mijë banorë dhe zë në 1 janar të 2018 vetëm 2,2 % të popullsisë gjithsej, ndjekur nga Qarku i Kukësit, i cili zë 2,7 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

BIZNESI

Ndryshe nga trumbetimi qeveritar për rritje të numrit të biznesit, analiza e INSTAT tregon se ka më pak biznese në qytete dhe habitshëm rritje deri në dyfish të numrit të fermerëve që janë regjistruar si biznese. Kjo ka ndodhur për shkak të shtrëngimit tatimor, pasi qeveria ka vendosur që çdo fermer duhet të ketë “NIPT”, pra, të regjistrohet si biznes, në mënyrë që të shesë produktet e tij.

INSTAT raporton se në vitin 2015 kishte 152.288 biznese, në fund të vitit 2017 kishte 162.452 biznese. Shifrat tregojnë për 10 mijë biznese më shumë. Por detajet tregojnë se ka ulje të bizneseve dhe rritje të fermerëve. Në 2015 kishte 19.543 fermerë, në fund të vitit 2017 ka 36.520 fermerë. Pra, rreth 17 mijë më shumë. Kjo është arsyeja pse raportohet rritja e biznesit në vend. Nga ana tjetër, çdo fermer i regjistruar si biznes quhet edhe i punësuar. Gjë që rrit edhe numrin e raportuar të punësimit. Në tabelë tregohet se ka më pak persona fizikë dhe juridikë të regjistruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në muajin e 6 të shtatzënisë moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë! Shikoni sa e bukur duket (FOTO)
Previous article Shokohet bota e futbollit/ Vritet futbollisti i njohur kolumbian

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT