Numri i viktimave nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar rënie drastike. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 viktima, duke e çuar në 42.647 numrin total të jetëve të humbura në Britani.
Janë konfirmuar 958 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në 305.289. Sakaq edhe në Itali ka pasur ulje të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.
Janë shënuar 23 humbje jete, duke e çuar në 34.657 numrin e përgjithshëm. Me 221 rastet e reja, numri total i të infektuarve në shtetin fqinj ka shkuar në 238.729.


