• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PE DISKUTON PËR SHQIPËRINË/ Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore, plotësimi i kushteve i rëndësishëm
Home
Politikë

PE DISKUTON PËR SHQIPËRINË/ Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore, plotësimi i kushteve i rëndësishëm

22 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Parlamenti Evropian gjatë mbledhjes së sotme ka zhvilluar diskutime për situatën aktuale në Shqipëri nën drejtimin e David McAllister. Në diskutime kishte komente pro dhe kundër vendit tonë në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, Reformën në Drejtësi, krimin në vend apo Reformën Zgjedhore.

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, shprehu keqardhje për shembjen e Teatrit Kombëtar pa pasur dialog, duke theksuar se duhet të ruhet trashëgimia kulturore.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Calavera tha se Shqipëria duhet të vijojë më tej me dialogun mes palëve politike për të çuar përpara reformën. Calavera tha se fjala e ambsadorit të BE-së Luigi Soreca në lidhje me Reformën Zgjedhore është ajo çfarë Parlamenti Europian ka shprehur.

”Sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog. Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh. Jemi duke mbështetur Shqipërinë për ripërtëritjen e ekonomisë. Kushtet janë shumë të rëndësishme që të plotësohen”, u shpreh ajo.

Raporteri David Lega tha se qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me tráfikantët e derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria duhet të plotësojë15 kushtet që të nisë negociatat.

Eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok i cili në mbledhjen e Parlamentit Europian shprehet se duhet që të ndalohet dërgimi i parave në Shqipëri, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE mund të hap probleme në union. Ai thekson se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptarë kanë një tendencë të madhe për t’u larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.

“Nuk mendoj se do të gjendet një zgjidhje në Shqipëri, boll e ndihmuam, nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke futur Shqipërinë brenda sjell probleme”, shprehet Zimniok.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E FUNDIT/ Ulet në mënyrë drastike numri i viktimave nga Covid-19 në Britani
Previous article TAKIMI ME TË RINJTË/ Basha: Falë jush unë do fitoj vitin tjetër, jeni garancia më e mirë për ndryshimin e qeverisë

F.autor

Postime të ngjashme

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT