• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19/ Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë
Home
Nderkombetare

SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19/ Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

23 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufijtë tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman.

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me koronavirus.

Fillimisht ka qenë e parashikuar që kufizimet të zgjasin për dhjetë ditë. Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend.

Komisioni Evropian tha në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, se masat janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.
“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, thuhet në letër.

Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me koronavirus brenda Bashkimit Evropian. Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, ky shtet ka regjistruar mbi 1.16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 19,500 viktima.

Në Gjermani, numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 2.3 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 68,000.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT"/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht
Previous article "ZIKALTËRIT" NË KRIZË FINANCIARE/ Jo vetëm Inter, presidenti Zhang kërkon investitorë të rinj edhe për…

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT