Britania ende nuk ka arritur kulmin e Covid-19 që do të lejonte një lehtësim të m masave drastike në përpjekje të largimit të koronavirusit, tha ministri i shëndetësisë Matt Hancock të shtunën.
Numri i vdekjeve në spitalet britanike ka arritur në gati 9,000, me 980 viktima që u raportuan ditën e djeshme, një shifër që tejkaloi ditën më vdekjeprurëse deri më tani në Itali, vendi i goditur më i goditur në botë nga virusi.
Në mesin qytetarëve të infektuar në Britani është edhe kryeministri Boris Johnson, i cili ka dalë nga spitali pasi kaloi tre net në kujdesin intensiv. Zyrtarë të ngushtë pranë tij thanë se ai po përmirësohej pavarësisht se shërimi i tij është ende në një fazë të hershme.
Britania ka izoluar vendin tre javë më parë në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, por qveria është nën presion rreth një date që do të lirojë publikun të punojë e njerëzit të dalin lirshëm nga shtëpitë.
Ministrat kryesorë në vend kanë thënë që Britania duhet të kalonte kulmin e shpërthimit përpara se të mund të bëheshin ndryshimet, dhe Hancock tha se megjithëse numri i pacientëve të shtruar në spital kishte filluar të ulet, nuk kishte prova të mjaftueshme ende se situatës së vështirë po i vjen fundi.
“Gjykimi ynë është që nuk jemi akoma atje ku duhet. Ne nuk kemi parë një rrafshim të mjaftueshëm për të qenë në gjendje të themi se kemi arritur kulmin.”– tha ai për radio BBC.