Shifrat në SHBA kanë filluar të rriten sërish dhe duket sikur Covid-19 ka marrë të përpjetën. Në 24 orët e fundit në Amerikë janë regjistruar mbi 60 mijë raste të reja dhe 1407 viktima, duke shkuar në mbi 26.2 milionë raste dhe mbi 440 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.
Të larta janë shifrat dhe në Britani, me mbi 28 mijë raste të reja dhe 1239 viktima, duke e çuar në mbi 3.7 milionë dhe mbi 103 mijë jetë të humbura. Edhe Meksika paraqitet me situatë të rënduar, me gati 18 mijë raste të reja në ditë dhe 1623 viktima.
Italia në vetëm 24 orë ka shënuar 14.372 raste të reja dhe 492 viktima, me mbi 2.5 milionë raste dhe mbi 87 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.



