• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRA SHQETËSUESE/ Rritet me 79 për qind numri i rasteve të fruthit
Home
Shëndet

SHIFRA SHQETËSUESE/ Rritet me 79 për qind numri i rasteve të fruthit

30 April, 2022 s.autor Shëndet

Gjatë pandemisë së koronës, sëmundjet e tjera kaluan në harresë dhe fushatat e vaksinimit u anuluan. Si pasojë infektimet me fruth u rritën me shpejtësi. Pse kjo sëmundje fëmijërie është e rrezikshme.

Infektimet me fruth janë përsëri në rritje. Në fillim të vitit numri i infeksioneve të raportuara në mbarë botën tregon një rritje prej 79 për qind, njofton organizata e OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH. Një arsye është se fushatat e vaksinimit u ndërprenë nga pandemia e koronës. Mungesa e vaksinimeve kërcënon tani jetën e miliona fëmijëve, paralajmëruan agjencitë e OKB-së.

Infektionskrankheit Masern l Impfung
Veçanërisht të prekur fort nga fruthi gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit kanë qenë Somalia, Jemeni, Afganistani, Nigeria dhe Etiopia. Ekspertët kanë frikë se si rezultat i luftës së agresionit rus do të ketë një rritje rastesh edhe në Ukrainë, ku në vitet 2017-2019 janë regjistruar nivelet më të larta të infeksioneve të fruthitnë Evropë.

Dëmtime të rënda të trurit

Komplikime tipike nga fruthi janë infektimet e veshit të mesëm dhe pneumonia. Një nga sëmundjet më të këqija që mund të shkaktojë virusi i fruthit është meningjiti, i cili mund të çojë në dëmtime të rënda të trurit dhe paaftësi mendore, dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Pakistan | Impfung gegen Masern und Röteln in Karatschi
Sipas UNICEF-it dhe OBSH-së pas shpërthimit të pandemisë korona në vitin 2020 më shumë se 23 milionë fëmijë nuk i kanë bërë vaksinat rutinë të fruthit. Në 43 vende, fushatat e vaksinimit që u shtynë për shkak të pandemisë nuk janë plotësuar ende plotësisht. Prej fruthit janë të prekur 203 milionë vetë, shumica fëmijë.

Shpërthimi i fruthit tregon dobësitë e fushatave të imunizimit dhe pas raportimit të disa rasteve nga Afrika Perëndimore ekspertët presin tani edhe një rritje të infektimeve me ethet tropikale./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, nuk i pa shkallët
Previous article "DURONI SA TË IKË BIDEN"/ Deputeti i PD i përgjigjet Kokalarit: Si mund të thuash që…

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT