• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRA REKORD DIVORCESH PËR 2017-ën/ 311 ndarje më tepër se çdo vit tjetër. Arsyeja lidhet me…
Home
Sociale

SHIFRA REKORD DIVORCESH PËR 2017-ën/ 311 ndarje më tepër se çdo vit tjetër. Arsyeja lidhet me…

6 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

7956 divorce janë shënuar gjatë vitit 2017.

Numri më i lartë i 5 viteve të fundit. 

Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme, për aq kohë sa sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, referuar gjykatave, në 2107-n janë divorcuar 311 çifte më shumë se vitin paraardhës.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça.

Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Sipas psikologëve të gjykatave, shkaku më i madh që çon në prishjen e familjeve është emigracioni, me problemet e mëdha sociale që prodhon, kryesisht si pasojë e largimit të burrave. Në vendin e dytë është bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë të cila duan të mbrojnë fëmijët dhe pronën nga lënia në kumar prej burrave. Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojërat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korrespondon edhe me shtrirjen e këtij fenomen në çdo qytet dhe fshat të vendit. Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë  edhe varfëria, tradhtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

Në vitin 2015, sipas statistikave të ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet pasardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje.

Vitin e kaluar tek paditë për çështje familjare, 103 ishin për mospagim të pensionit ushqimor nga njëri prej prindërve  pas divorcit,  54 për njohje atësie dhe po aq për çnjohjen e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJEND NË TOKË I SHTRIRË/ Detajet: Shqiptari i burgosur në Greqi kishte konsumuar...
Previous article "HIROSHIMA"/ Shënohet përvjetori 73-të i sulmit me bomba atomike, 140 mijë jetë...

g.autor

Postime të ngjashme

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT