Teksa nga Kosova vijnë shifra alarmante të rasteve me koronavirus, në komunën e Vushtrisë sot janë konfirmuar 30 persona të infektuar.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Vushtrrisë thuhet se të gjitha rastet janë raste kontakti dhe se kjo situatë është serioze. Kujtojmë se sot janë identifikuar 141 raste me COVID-19.
“Sonte janë konfirmuar 30 raste të reja me Covid-19 në qytetin tonë. Ky numër kaq i madh i rasteve pozitive ndërlidhet edhe me faktin që sot kemi pranuar rezultatet e testimeve të 2 ditëve të fundit, të gjitha janë raste të kontaktit. Të dashur qytetarë, situata me Covid-19 në qytetin tonë dhe në krejt Kosovën është serioze. Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK. Secili anëtar i Shtabit dhe secili institucion po japin maksimumin e mundësive të tyre. Inspektoret sanitar do të mbyllin secilin lokal a biznes që nuk i përmbahet protokollit të IKSHPK për mbrojtje nga përhapja e Covid-19″,- thuhet në njoftim.


