• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRA ALARMANTE/ Rriten MBI 160 raste infektimesh në 24 orët e fundit, COVID u merr jetën 5 qytetarëve
Home
Breaking News

SHIFRA ALARMANTE/ Rriten MBI 160 raste infektimesh në 24 orët e fundit, COVID u merr jetën 5 qytetarëve

6 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në vend. 1,648 raste të reja dhe 5 humbje jete jane regjistruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qytetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,648 qytetarë, në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.
Janë 9,286 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,648
Të shëruar në 24 orë 309
Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7,812

Testime totale 1,508,508
Raste pozitive 214,905
Raste të shëruara 202,386
Raste Aktive 9,286
Humbje jete 3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,347
Fier 907
Durrës 840
Elbasan 657
Shkodër 608
Vlorë 591
Berat 319
Gjirokastër 315
Lezhë 273
Korçë 217
Dibër 129
Kukës 83

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMTUAN SE DO I DHURONIN LEKËT PËR BAMIRËSI/ Psikologia: Banorët luajtën me kartën e gabuar, s’janë të besueshëm
Previous article PAMJET/ Berisha nuk mbledh dot as 50 vetë në Gjirokastër

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT