• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHI, STUHI, RESHJE DËBORE…/ Çfarë e pret Shqipërinë javën e ardhshme?
Home
Aktualitet
Kronikë

SHI, STUHI, RESHJE DËBORE…/ Çfarë e pret Shqipërinë javën e ardhshme?

20 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare ka bërë një rezyme të motit për ditën e sotme në vendin tonë. Përmes një njoftimi zyrtar, SHMU bën me dije se Shqipëria u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.

Moti gjatë javës në vijim do të karakterizohet gjithashtu me reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulta, ndërsa në disa zona do të mbizotërojnë dhe reshjet e borës, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga stina e dimrit.

Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore. Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Sipas ISHMU moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.

Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN GJATË BOTËRORIT/ Infantino: Shqipëria do të mikpresë 160 vajza afgane, Edi Rama i vetmi që...
Previous article I KËRKUAR PËR 2 VRASJE/ Kevin Suçi “hije” në pikat kufitare (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT