Reshjet e dendura të shiut në Vlorë dhe në Sarandë kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteteve.
Mësohet se në qytetin e Vlorës kanë sjellë probleme në rrugën “Albano dhe Romina”, në rrugën e portit në zonën e skelës. Në këto qytet kalimi bëhet me vështirësi, makinat e Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.
Ndërkohë, edhe në Sarandë situata paraqitet e njëjtë. Kanë mjaftuar 30 minuta shi dhe në disa rrugë ka vërshuar uji.