• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHFRENON” FANTAZINË/ Kastriot Islami: Rama në lidhje sekrete me Vuçiç për të krijuar “Serbinë e madhe”
Home
Politikë

“SHFRENON” FANTAZINË/ Kastriot Islami: Rama në lidhje sekrete me Vuçiç për të krijuar “Serbinë e madhe”

27 September, 2021 F.autor Politikë

Ish-deputeti Kastriot Islami ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi u shpreh se është bërë pjesë e një marrëveshje të fshehtë për krijimin e “Serbisë së madhe”, në mënyrë që të forcojë karrigen e tij.

Ai u shpreh se është shumë i shqetësuar edhe për situatën në veriun e Kosovës, pasi ka rrezik që ajo zonë të shkëputet në mënyrë të ngjashme me Krimenë.

“Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan. Këto nisma janë me prejardhje nga Beogradi për të krijuar Serbinë e Madhe. Rama e mbështet sepse do që të forcojë karrigen e tij. Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, edhe pse janë forcat e NATO-s aty. Ka një rrezik që veriu i Kosovës të shkëputet, ngjashëm me Krimenë.

Kjo situatë mund të çojë në trazira dhe ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë. Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis. Rama ka luajtur një rol në këtë proces. Ai është futur përmes këtij projekti, që është një projekti të gabuar. Gjermania e ka thënë se procesi i duhur është ai i Berlinit. Qëllimi është që të krijohet Serbia e Madhe. Rama është vetegënjyer se mund të prishet kufiri me Kosovën, por sot e mohoi se mërziten ndërkombëtaret.

Rama dhe Vuçiç merren vesh në mënyrë tinëzare. Presidenti serb ka lobe të mëdha serbe me vete dhe i intereson që Rama ka anashkaluar Kosovën, sepse ne si vend nuk kemi kufi me Serbinë. Rama duhet të linte Kosovën, por ai ka përcaktuar si vëlla Vuçiçin. Rama është në një lidhje sekrete dhe tradhtia e në kurriz të Kosovës e stabilitetit të Ballkanit, me presidentin serb. Kjo qëndron edhe kundër qëndrimit të Merkelit dhe Gjermanisë, sepse ata janë kundër shteteve të mëdha në Ballkan, pasi do të hapte sërish konflikte”, tha Islami në RTV Ora

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË VERI/ Kosova dhe Serbia bien dakord për takim në Bruksel këtë javë
Previous article SHQIPTARI U ARRESTUA PËR VRASJEN E MËSUESES NË ANGLI/ Fqinjët: Është një njeri i qetë, punonte...

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT