5 nxënës të një shkolle në Golem raportohet se janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë spital.
Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në një qendër shëndetësore.
Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendësh.
Nuk dihen ende shkaqet e helmimit të tyre, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.