Ka pasur përplasje mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24. Artan Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës se një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë është spiun. Gjatë ndërhyrjes me telefon, Berisha e ka quajtur gënjeshtar e vrases gazetarin.
DEBATI:
Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai negociatori është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Sa per ate te ftuarin aty, ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës…
Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. T’i kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.
Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…
Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…
Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Hoxha: Po po, jam…
Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që ke kërkuar të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjentë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…
Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killearave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembur dot. Jo ti po as Meta, as Rama.
Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish o Haklajve është një turp i shekullit.
—
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Por sot u mor vesh që një njeri i dënuar dhe i larguar nga forcat e armatosura si agjent, ishte njeriu kryesor prapa shpatullave të Kotzias dhe ditëziut në Korçë kur u diskutua. 13 orë diskutime. Ndërsa lidhur me deklaratat e shpifësit profesionist që është aty. Gërveni ka deklaruar se u pranua çdo vërejtje e jona, dhe jo vetëm njëherë, por edhe herët e dytë. Duhen lexuar të plota rastet, jo çerek fraze.
Hoxha: Ore kush është sharlatan le ta lexojë të plotë. Herë tjetër ishallah qëllojmë të dy në të njëjtin emision, edhe aty i sqarojmë. Këto mesazhe nuk më trembin po ta them dhe njëherë. Mos më ço mesazhe të koduara se ke qenë President, kryeministrër. mos më ço mesazhe me kërcënime, ti njoh të gjithë zagarët që ke. Ta njoh të gjithë skuadrën e killerave që ke mbrapa. Ti kam nxjerrë kufomat që në Tropojë, e deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk më tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Këto akuzat shaNuk më ke trembur dot në 25 vite. Jo ti po as Meta, as Rama dhe Nano…
Berisha: Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm gazetar nuk të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin e të ushqenin, etj.
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me truprojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë.
Berisha: Je zëdhënësi i bandave.
Hoxha: Mos denjo të më kërcënosh mua, dhe as familjarët e mi. E as më tepër të më futësh në konflikt me familjarët e atij të ndjerit. Do shkosh si Pinoçeti në burg, 85 vjeçf, me barelë do shkosh. Dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Derisa të gjendet vrasësi i tij, ti je vrasësi.
Hoxha: Dhe ti je hjekësi i Azem Hajdarit, mos harro. Ku e ke atë kasetën që i ke marrë Nezës, e ke të regjistruar. Kush e nxorri Zenel Nezës nga Shqipëria. Aty zbulohet.
Berisha: Problemi i këtij është se të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë merituar. Ky është përfaqësues i disa organizatave kriminale.