• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHERRI NË PD/ Bardhi: Mbledhja e Këshillit e paligjshme! Nuk sillem dot si Berisha që e kam kritikuar 1 vit e gjysmë
Home
Politikë

SHERRI NË PD/ Bardhi: Mbledhja e Këshillit e paligjshme! Nuk sillem dot si Berisha që e kam kritikuar 1 vit e gjysmë

21 June, 2023 s.autor Politikë

Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. I ftuar në Kontrast sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt.

Bardhi tha se mbledhja e Këshillit ishte jo ligjore, pasi iu hoqën kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë, teksa shtoi se nuk mund të bëhet palë me mendësinë e njëjtë të atyre që ka kritikuar për një vit e gjysmë, duke përmendur Sali Berishën.

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bënte mbledhjen jo ligjore.

Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë.”- tha Bardhi.

I pyetur për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Bardhi tha se nuk merret me emra të përveçëm. Ai tha se është i shqetësuar të copëtohet edhe më tej.

“Beteja s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Unë mendoja se do duhet ta linim pas sepse ishte metodë që na ndante e përçante. Partia vazhdon të copëtohet edhe më tej.”- thotë Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi  tha se pse nuk e kishte komentuar vendimin e Këshillit që në momentin kur doli, madje parashikoi rrënimin e partisë nëse gjërat vijojnë kështu.

“Doja ta besoja që ishte lajthitje ai projekt i PD që ishte i paligjshëm. S’e kam fryrë përçarjen, madje apeloj të kenë maturi dhe reflektim, Kështu siç po shkojnë gjërat, Rama merr 100 mandate ndërsa opozita zero.”- thotë Bardhi.

Për të paralelizuar gjendjen aktuale të PD-së, Bardhi tregoi një episod me kolegët e tij që janë pjesë e Rithemelimit. Ai u shpreh se pavarësisht se nuk e besonin që Berisha do ishte fitues, ata mbanin një qëndrim uniformë në televizon, gjë që ai vetë nuk e pranon.

“Ne po sillemi si kolegët që shkuan nga Berisha. I pyesja drejtpërdrejt “A do dalë Berisha fitues?” Më thanë jo. Unë kam vendosur të them gjithnjë atë që besoj, qoftë në kamera qoftë në kafene.”- vijoi Bardhi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Vendi i mbytjes së 'Titanikut' dhe zhdukjes së nëndetëses ‘Titan’, është plot me rreziqe
Previous article LEGALIZIMI I KANABISIT PËR QËLLIME MJEKËSORE/ Mjekët skeptikë: Më shumë dëme në shoqëri, se të mira

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT