Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy persona u konfliktuan me njëri tjetrin, sherr i cili degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Nga ky sherr mbeti i plagosur një 49 vjeçar i cili u nis me urgjencë drejt Spitali të Traumës në Tiranë.
AlpeNews.al mësoi se lokali ku ndodhi plagosja ka qënë e personit që është plagosur. Të njëjtat burime konfirmojnë se i plagosuri është goditur 15 herë me thikë.
Po ashtu AlpeNews.al mëson identitetin e të plagosurit. Bëhet fjalë për 49 vjeçarin Bujar Cibaku, i cili u qëllua nga 40 vjeçari B.Bali.
Policia ka arrestuar agresorin dhe priten detaje të reja për ngjarjen.
/AlpeNews.al


