Sekretari i KZAZ-së në shkollën 9-vjeçare “Katund i Ri” në Kashar është goditur nga vëzhguesi i kandidatit Ornaldo Rakipi.
Zënka ka nisur për një fletë votimi në të cilën është votuar për PS dhe për dy kandidatë të kësaj partie, një prej tyre Ornaldo Rakipi. Sekretari Remzi Mehmeti ndodhet në komisariatin nr. 6 në kryeqytet, ku edhe ka ngritur një kallëzim.
Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë, teksa policia është prezente në KZAZ. Pritet të lajmërohet kur do të rinisë përsëri numërimi.


