Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë të Dibrës, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.
Policia bën me dije se katër djem, konkretisht dy vëllezër kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit me dy vëllezër të tjerë, banorë në të njëjtën zonë.
Gjithcka nisi nga vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjec i cili ka qëlluar me thikë njërin nga vëllezërit, bashkëmoshatarin me inicialet M.H.
Më pas, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij J.H, kanë marrë hak duke i qëlluar me sende të forta vëllanë Q.P, i cili nisi përplasjen fizike me armë të ftohta.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.