Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin mbrëmjen e së shtunës, pas një sherri që degjeneroi në përleshje me thika në lagjen nr.15 të qytetit.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 20-vjeçar me inicialet D.D., ndërsa në pranga u vunë Nikoll Përlleshi 31 vjeç dhe Bibë Deda 48 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë tentuar të vrasin të riun duke e qëlluar disa herë me thikë për motive të dobëta.
I riu ka marrë plagë të rënda në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bëri gjithashtu me dije se një 17 vjeçar me inicialet J.B është shpallur në kërkim, pasi ka qenë një ndër autorët.
Burimet bëjnë me dije se 17-vjeçari me inicialet reale J.Deda, i biri i një prej autorëve të ngjarjes, 48-vjeçarit Bibë Deda, ka qenë ai i cili ka goditur 9 herë me thikë në trup 20-vjeçarin dhe endet i lirë ndërkohë që bën video live në Instagram.
I njëjti burim ka konfirmuar dinamikën e ngjarjes duke raportuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Ky burim ka rrëfyer:
Pershendetje, doja te rrëfeja ngjarjen qe ndodhi ne Durres dy net me pare. Kan qene 5 persona qe jane zene per arsyen “pse me sheh” dhe i kane shku ketij 20 vjecarit, ky i vetëm e kan plagos 9 her. Ai nga frika i gjuajti babait te 17-vjecarit me doreze. Nje detaj: I ati i 17 vjecarit e mbante i biri i gjuante
17 vjecari esht i lire dhe inicialet sjan ato qe kane dale. I ka J.Deda ai. Eshte i lire dhe hyn live ne Instagram. E kam pare vete te gjithe ngjarjen”. /Joq


