Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në fshatin Sohodoll në Dibër.
Policia ka konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.
Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.
Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.


