• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI I FËMIJËVE, SHKAKU I PËRPLASJES ME ARMË/ Si nisi KONFLIKTI mes biznesmenit Gjoka dhe Musabelliut
Home
Breaking News

SHERRI I FËMIJËVE, SHKAKU I PËRPLASJES ME ARMË/ Si nisi KONFLIKTI mes biznesmenit Gjoka dhe Musabelliut

29 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërsa sot po mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim të megaoperacionit “Metamorfoza, detaje të reja janë mësuar në lidhje me dosjen hetimore, ku tregon lidhjet e kriminelëve me biznesmenë, policë e zyrtarë të drejtësisë.

Në dosje tregohet dhe sesi nisi sherri mes efektivit të burgjeve Kleant Musabelliu dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, që çoi në përplasje me armë mes tyre.

Si nisi konflikti mes Gjokës dhe Musabelliut

Në vitin 2017, efektivi i policisë së burgjeve Kleant Musabelliu është arrestuar për plagosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Nga porosia për ekzekutimin e Boriçit te premtimi i Martinajt për ekzekutimin e Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës, detaje nga dosja

“Për 100 mijë euro e vras vetë”, ekzekutimi i Gjin Ndojit, zbardhet roli i shoferit të biznesmenit Pëllumb Gjoka
keyboard_arrow_leftkeyboard_arrow_right
Sipas prokurorisë, më 11 shtator të 2017-ës, Musabelliu ka qëlluar disa herë me armë ndaj Pëllumb Gjokës në rrugën “Hoxha Tahsimi” në Tiranë.

Por ky konflikt nisi pasi fëmijët e Musabelliut dhe Gjokës u zunë në shkollë e për këtë konflikt u futën dhe prindërit për ta sqaruar.

Paçka se shkolla i kishte pajtuar fëmijët prindërit kanë shkëmbyer në mbrëmje fyerje mes tyre që degraduan deri në përdorimin e armës ku sipas Musabelliut e bëri për vetëmbrojtje.

Musabelliu dhe Gjoka ishin takuar për t’u sqaruar, por në debat e sipër janë konfliktuar dhe për rrjedhojë punonjësi i SHKB e ka qëlluar atë në këmbë.

Aksioni i SPAK

Kështu rezulton gjatë hetimit të SPAK, që u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e 6 të dyshuarve, mes tyre biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe shpalljen në kërkim të 9 të tjerëve

Hetimet nisën 7 muaj më parë, pasi autoritetet franceze i sollën SPAK fashikuj të tërë ku ishin zbardhur bisedat mes të dyshuarve në aplikacionet SKY dhe “ENCroChat’ ku ata flisnin hapur për vrasje, plane për të kryer atentate, korrupsion e krime të tjera. Në këtë hetim SPAK bashkëpunoi dhe me hetues belgë e holandezë.

Konkretisht, Ervis Martinaj, Pëllumb Gjoka e Behar Bajri flisnin për vrasjen e Boriçit dhe planin për të ekzekutuar Musabelliun. Një moment, Behar Bajri e informon Gjokën se kishte gjetur vrasës të huaj, por kërkonin 100 mijë, duke nënkuptuar 100 mijë euro.

“Jepi edhe 120  po të jetë nevoja, vetëm të kryhet”, i përgjigjet biznesmeni.

Në komunikimet mes të dyshuarve janë zbuluar se ata kanë folur me detaje për planet e atentateve, madje kanë dërguar dhe pamjet e vrasjeve, ndërsa rezulton se në rastin e Gjin Boriçit pasi e ekzekutuan, ata i shkruan edhe në varrim.

Në listë për të vrarë nga anëtarët e grupit kriminal sipas SPAK kishin renditur dhe emrat e Ibrahim Licit, mikut të tij, Dorian Duli dhe Genc Tafilit. Këtu del në skenë edhe Ardit Hasanbega, ish-zyrtar i policisë në Shkodër, që dyshohet se siguroi kushte për vrasjen e Ibrahim Licit, vrasje që nuk u krye.

Po ashtu zbulohet edhe përfshirja e Prekë Kodrës, një personazh problematik në botën e krimit. Grupi sipas SPAK po krijonte kushtet për të ekzekutuar edhe Taulant Pepajn. Në këtë episod përshihet direkt Elion Hato, miku i Ervis Martinajt.

Ndërsa, prokurori Xhevahir Lita ka komunikime me anëtarë të grupit me qëllim që ata të mbyllnin hesapet me drejtësinë. Ndërsa Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje e sekreteve, pasi ka favorizuar Pëllumb Gjokën në biznesin e lojërave të fatit dhe e informonte atë për aksionet policore.

SPAK thekson se gjatë kontrollit të 26 banesave dhe ambienteve të ndryshme janë gjetur e sekuestruar armë të ndryshme zjarri, maska, pajisje elektronike monitorimi, servea dhe kamera, përmes të cilave monitoroheshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, shuma të konsiderueshme parash dhe automjete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLUAN ME ARMË ZJARRI NË ELBASAN/ Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Shqiptari masakron me sëpatë fqinjën, infermierja vritet në sy të nënës dhe djalit

s.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT