• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRET E PRONËS QË “PRISHËN” FAMILJET/ Nga konflikti për një GARDH tek plagosja e vëllait dhe nipit (FOTO)
Home
Breaking News

SHERRET E PRONËS QË “PRISHËN” FAMILJET/ Nga konflikti për një GARDH tek plagosja e vëllait dhe nipit (FOTO)

14 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme dy vëllezër u “përleshën” në Tiranë me thika për motive pronësie. Njëri prej tyre u arrestua e tjetri përfundoi në spital.
Fatkeqësisht, ngjarje të këtij lloji, ku brenda familjes ndodhi të tilla konflikte nuk janë të pakta. Me një kërkim fare të thjeshtë zbulohen disa ngjarje ku vëllai ka plagosur të vëllanë, madje dhe nipin e tij e shkaku fare banal ka qënë mbi një pronë, apo thjeshte fare mbi një gardh.
 
Çfarë ndodhi sot:


Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë ka degjeneruar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe i plagosuri Ilirjan Xixa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën ‘Meme Meto’ janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I.X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I.X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Dyshimet janë se sherri mes vëllezërve Ilirjan dhe Artan Xixa, 43 vjeç, ka lindur për një mosmarrëveshje pronash.

Vau Dejës, 64 vjeçari plagos të vëllanë

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur nga vëllai i tij, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës.

A. Zallina, 64 vjeç ësht plagosur me armë zjarri nga vëllai i tij, Dini, 52 vjeç, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Atij iu sekuestrua edhe arma e dyshuar.

Shkak i konfliktit mes vëllezërve kanë qënë problemet e pronësisë.

Memaliaj, 55 vjeçari godet vëllain tre vite më të madh

Sherri për pronat mes dy vëllezërve ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në Memaliaj. Policia ka arrestuar në flagrancë 55-vjeçarin, Robert Beta, banues në fshatin Vasjar. Në banesën e tyre, për motive pronësie, 55 vjeçari ka goditur me sende të forta vëllanë e tij I.B, 58 vjeç.

Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.

Bulqizë, 43 vjeçari plagos të vëllanë dhe nipin

Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F.T., 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Sherri ka ndodhur për një gardh që dikur ishte i vendosur si kufi ndarës mes dy vëllezërve.

Njëri prej vëllezërve dyshohet se e ka lëvizur gurin dhe e ka postuar nga krahu i pronës së vëllait tjetër.

Në konflikt janë përfshirë 7 pjestarë të dy familjeve.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLADIMIR KARAJ/ Kërkesa për inspektim e masë disiplinore ndaj prokurorit Kostaq Beluri, “ndau” KPK
Previous article PAS DASMËS DHE PUNËS INTENSIVE/ Kledi Kadiu nis pushimet me familjen në... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT