• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHERR NË PARLAMENT/ Ruçi i gjen “diagnozën” Gjuzit: Je i sëmurë, jam mjek jashtëzakonisht i mirë në politikë. Të falëm sepse shfaqe pendesë
Home
Politikë

SHERR NË PARLAMENT/ Ruçi i gjen “diagnozën” Gjuzit: Je i sëmurë, jam mjek jashtëzakonisht i mirë në politikë. Të falëm sepse shfaqe pendesë

2 July, 2020 s.autor Politikë

Deputetit koservator Kujtim Gjuzi iu ul dënimi i dhënë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, duke e çuar në 4 ditë dhe sot ai është rikthyer në parlament.

Teksa ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Gjuzi tha se nuk duhet të ishte dënuar fare pasi është pjesë e opozitës që mbajti më këmbë parlamentin.

Ai akuzoi Ruçin për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin.

Nga ana tjetër kreu i Kuvendit deklaroi se është e ndaluar të ndërhysh teksa flet dikush në foltore duke e cilësuar madje ‘të sëmurë’ Gjuzin nga kjo pikëpamje.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. 

Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. 

Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 

7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. 

Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. 

Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. 

Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. 

Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se sa i përket dënimin për përjashtim nga Kuvendi është Byroja që gjykon vendimin e sekretariatit.

“Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. 

Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. 

Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan. Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. 

Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. 

Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, theksoi Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY GAZMENDI APO GAZMIRI DUHET TA DIJË SE KUVENDI KA RREGULLA"/ Balla i përgjigjet ultimatumit të Bardhit
Previous article I PARI QË NUK U BINDET RREGULLAVE TË BORIS JONSON ËSHTË I JATI/ Ikën për pushime në Greqi: Udhëtim i nevojshëm...

s.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT