• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR MES SHQIPTARËVE DHE RUMUNËVE NË ITALI/ Plumbat kapin gabimisht 20-vjeçaren
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERR MES SHQIPTARËVE DHE RUMUNËVE NË ITALI/ Plumbat kapin gabimisht 20-vjeçaren

29 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një vajzë 20-vjeçare është goditur me armë zjarri pas një sherri mes dy grupeve të të rinjve në Itali.
Të shtënat e kanë plagosur “gabimisht”, ndërsa ajo ishte ulur e qetë në një tavolinë. Ajo nuk ishte objektivi por ajo e gjeti veten në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Karabinierët tashmë janë në kërkim të një djalë 35-vjeçar shqiptar. Të shtënat me armë zjarri u regjistruan rreth orës një të natës të së shtunës në zonën Ferro di Cavallo, në komunën Pontine.

Një shqiptar dhe një rumun, fillimisht debatuan me njëri-tjetrin me fjalë, e më pas atmosfera u nxeh gjithnjë e më shumë pranë Barit Qendror. Debati pasoi pas një përplasjeje verbale që kishte nisur pak larg lokalit.
Sherri ka ndodhur kur dy djem të huaj janë përballur me njëri-tjetrin, të cilëve u janë bashkuar menjëherë shoqëruesit e tyre. Karabinierët e Sezze tani po hetojnë ngjarjen ndërsa kanë hapur pistat në lidhje me dominimin e territorit ose me probleme të vjetra. Pas goditjeve dhe grushtave, të dy grupet (rreth dhjetë veta gjithsej) u ndanë dhe, për rrjedhojë, gjithçka dukej se kishte marrë fund. Por më pas nisën të shtënat ku mbeti e plagosur 20-vjeçarja.

Plumbi goditi një mur dhe shkoi rikoshet, duke përfunduar me goditjen e Martinës, e cila ishte ulur me miqtë e saj dhe që nuk kishte asnjë lidhje me dy grupet kundërshtare. E reja u plagos në kofshë, ajo bërtiti dhe filloi të humbiste shumë gjak. Ndërkohë që të gjithë djemtë u larguan me vrap, urgjenca e 118 mbërriti dhe e dërgoi vajzën në urgjencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AS FYTYRA, AS GISHTAT/ Smartphonët e së ardhmes do të zhbllokohen me frymën tuaj
Previous article PAS 30 VITESH/ Masakra e Srebrenicës mund të njihet si gjenocid nga Kombet e Bashkuara, propozim-rezoluta nxeh Vuçiçin e Dodikun

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT