Pse më shikon me inat? Kaq ka mjaftuar që dy të rinj në zonën e Spitallës në Durrës të përfshihen fillimisht në një debat verbal me fyerje të rënda e pastaj fizik deri në përdorimin e armëve të ftohta të shtunën. 20 vjecari me inicialet D.D është qëlluar disa here më thikë nga 17 vjecari me iniciale J.B.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit, ku pasi ka kryer operacionin aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në sallën e reanimacionit. Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, u bllokua thika me të cilën autori goditi 20-vjeçarin pas sherrit, ndërsa po punohet për arrestimin e 17-vjeçarit, pasi është arratisur pas ngjarjes.
Dy të rinjtë banonin në të njëjtën lagje. Pak kohë më parë në Durrës për një konflikt të ngjashëm u vra me thikë 16 vjeçari Anxhelo Gjokazaj.


