Bosi shqiptar i njohur si “King Kobra”, Dibran Hoxha nuk është i panjohur. Ai njihet për jetën luksoze, faktin që ka qenë dikur bodyguard i Kallashit dhe problemeve që ka me drejtësinë. Hoxha ka qenë në kërkim nga policia që prej të shtunës dhe është arrestuar dje.
Sipas mediave kosovare Hoxha i ka shkaktuar lëndime në trup një personi me inicale H.B duke e sulmuar me stupca, thika dhe mjete të ngjashme. Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala. “Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.



