• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHËRBIMI MË MIZERABËL NË GLOB”/ Rama godet RTSH-në: Duhet të mbyllet
Home
Politikë

“SHËRBIMI MË MIZERABËL NË GLOB”/ Rama godet RTSH-në: Duhet të mbyllet

16 January, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur pakënaqësinë e tij në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet RTSH.

Në konferencën për shtyp Rama deklaroi se për herë të fundit që e ka parë televizioni publik ka qenë në vitin 1990, duke shtuar ai vijon e habitet se si ka ende persona që e ndjekin këtë kanal.

“Kam tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar më suksesin më të plotë. Se di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH është dështim i suksesshëm, nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje, ne s’kemi televizion publik sot në Shqipëri, kemi një kanal atje, por hera e fundit kur e kam, parë është në vitin 1990 pata përmbysjes së protestave.

Që atëherë televizion publik s’kam parë, kam vajtur i ftuar po as veten skam parë dhe janë të vetmet intervista pas të cilave nuk marr asnjë mesazh, se kam shkuar në një përshpirtje atje që duhet përshpirtje publike, më kanë parë i kam parë ata në sallë dhe jashtë studios s’më ka parë njeri.

Drejtuesit e RTSH, të gjithë e dinë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh, se unë nuk e shoh dhe kur ndonjëri nga ju më thoni shiko çfarë bën RTSH. Të gjithë drejtorët i kam takuar pasi janë zgjedhur. U kam thënë mbylleni, nxirrni në ekran, televizioni publik i kërkon ndjesë popullit, të gjitha familjeve, në republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar siç jeni edhe ju të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob, ju premtojmë se do reflektojmë dhe do rikthehemi në ekran kur të jemi gati dhe të bëjmë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera me më pak buxhet shumë më tepër sukses, sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar.

Duan të drejtën për të transmetuar ndeshjet e kombëtares, por leket nuk i paguajnë sepse ne jemi publik, doni lekët tona, shkoni tek qeveria. S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përvec kësaj që është. Unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative për të rregulluar median, e vëra këtë aventurë thjesht për pak gjëra dhe u mbeti Shqipërisë atje ajo paragrafi, drafti i ligjit për median. Sot be diskuton shumë më tepër se aq, por nuk merrem, as me mediat online, as tv publik, ju që vuani shpifjet e tyre merruni”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ISH DREJTORIT TË IEVP DURRËS PAS ARRATISJES SË NDOCIT/ Policia njoftim zyrtar: Akuzohet për shpërdorim të detyrës
Previous article VIDEOLAJM/ Arrestimi i ish-drejtorit të Burgut të Durrësit pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT