• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHENJA PLUMBASH NË PLLAKA/ Dollap dhe shkallë! Brenda banesës së familjes Hysa ku ish-dhëndri shkaktoi masakrën
Home
Breaking News

SHENJA PLUMBASH NË PLLAKA/ Dollap dhe shkallë! Brenda banesës së familjes Hysa ku ish-dhëndri shkaktoi masakrën

7 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shenja të plumbave në pllakat e dhomës së ndenjes, në dollapin në hyrje të korridorit dhe në shkallët e jashtme të banesës së familjes Hysa janë dëshmi e masakrës së shkaktuar nga ish dhëndri Dan Hutra mesditën e 1 marsit.

Në pamjet e publikuara nga emisioni “Uniko” shihen shenjat e plumbave të qëlluara nga 40-vjeçari me kallash.

 

 

Shenja e plumbit në dollap

Ai ekzekutoi në oborr teksa po lanin makinë ish-kunatën e tij, Mevlute Hysa dhe nusen e familjes, Hasime Dafku.

Ish-vjehrrën e tij, Kujtime Hysa e goditi me thikë, ndërsa ish-të fejuarën, Elenën me thikë si edhe me plumb në këmbë.

Shenja e plumbit brenda dollapit

Vëllai i Elenës, i cili ishte bashkëshorti i viktimës Hasime Dafku, u shpreh se pas masakrës shteti nuk është dukur në banesën e tyre, ndërsa bënë apel për mbrojtje pasi kanë frikë.

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, tha Erjon Hysa, duke shtuar “Jemi të frikësuar, çfarë nuk pret nga ai lloj robi. Ka marrë 3 jetë njerëzish të pafajshëm, se nusja ishte shtatzënë.”

Intervista:

Gazetari: Ku ka shenja plumbash në banesë?

Erjon Hysa tregon shenjën e plumbit në pllakën poshtë tapetit dhe në dollapin pranë derës kryesore.

Shenja e plumbit në pllakën poshtë tapetit

Zaim Hysa: Makina ka qenë e parkuar në oborr

Gazetari: Kush është gjetur i vdekur pranë makinës?

Zaim Hysa: Vajza dhe nusja e djalit

Gazetari: Po Alekta dhe Kujtimia?

Zaim Hysa: Kanë qenë brenda në shtëpi

Gazetari: Kanë qenë ëdhe dy fëmijë të vegjël dëshmitarë të krimit?

Erjon Hysa: Po. Ka ardhur në befasi

Gazetari: Jeni të frikësuar?

Erjon Hysa: Jemi të frikësuar, çfarë nuk pret nga ai lloj robi.

Zaim Hysa: Të na ndihmojë shteti

Shenja e plumbit në shkallët e jashtme të banesës

Erjon Hysa: Shteti nuk është dukur fare, që atë ditë kur ndodhur krimi nuk ka ardhur asnjë njeri që të na pyesë, as policia, askush. Nga shteti asgjë

Zaim Hysa: Kërkojmë ndihmë financiare dhe mbrojtje nga policia, sepse kemi frikë.

Erjon Hysa: Kishte lidhje me bandat

Gazetari: Keni frikë se ka miq e shokë jashtë?

Erjon Hysa: Po

Gazetari: Sa i përket ADN-së së fëmijës?

Erjon Hysa: Jemi gati ta bëjmë. Po na vrasin për së dyti me akuzat që po bëjnë, jemi të gatshëm të bëjmë analizat e ADN-së.

Ka marrë 3 jetë njerëzisht të pafajshëm, se nusja ishte shtatzënë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA PËR VULËN E PD/ Ristani: Grupi ‘Alibasha’ gënjehet me karamele nga Rama, shpresoj...
Previous article "NUK JE XHELOZ?" Jori pyet Luizin për lidhjen e Kiarës me Butrintin, Luizi vihet në siklet, Kiara qesh

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT