• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shenja jo të mira: Luftë tregtare mes BE dhe SHBA-së?
Home
Nderkombetare

Shenja jo të mira: Luftë tregtare mes BE dhe SHBA-së?

8 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Pak para se presidenti Trump të vendosë doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin për të mbrojtur firmat amerikane, të enjten apo deri në fund të kësaj jave po jepen shenja kthese në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari i Trumpit për ekonominë, Peter Navarro i ka thënë televizionit Fox Business, se rregullorja e re do të ketë përjashtime për Kanadanë dhe Meksikën. Këto vende do të kishin kështu kohë për lëshime në marrëveshjen për tregtinë e lirë NAFTA, me SHBA.

Ndërsa aleatë të tjerë, siç është bërë e ditur, vendet e BE apo partnerë të NATO-s nuk do të përjashtohen fillimisht. Por Navarro la të kuptohej, se edhe për vende të tjera do të ketë shanse të mënjanojnë doganat në të ardhmen. “Ne do ta hapim këtë edhe për partnerët tanë, dhe do të shohim, nëse mund ta zgjidhim apo jo këtë problem.” Zëdhënësja e Shtëpisë ë Bardhë, Sarah Sanders është shprehur se bëhet fjalë për 25% doganë për çelikun dhe 10% për aluminin. Disa liderë republikanë i refuzojnë doganat, Paul Ryan dhe Mitch McConnell janë shprehur kundër doganave, por për masa konkrete kundrejt importeve nga Kina.

BE do të kundërpërgjigjet

Në botën e ekonomisë ndërkohë janë rritur shqetësimet për një luftë tregtare mes SHBA dhe BE por edhe Kinës. Bashkimi Europian është shprehur se do të reagojë menjëherë në një rast të tillë. Komisioneri i BE për ekonominë, Pierre Moscovici ka bërë të ditur se BE do të kundërpërgjigjet menjëherë. “Nëse presidenti Trump do të vendosë në fuqi masat sot (08.03 shën.red) në darkë, atëherë ne kemi një arsenal të tërë përgjigjesh.” Këtu bën pjesë portokallet që vijnë nga SHBA, duhani, dhe uiski, veç produkteve teknologjike.

Gjermania mban një pozicion të përmbajtur. Luftërat tregtare nuk janë në dobi të askujt dhe kanë vetëm humbës. Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries nuk do të flasë ende për një luftë tregtare mes BE e SHBA. “Megjithatë është irritimi shumë i madh”, u shpreh ajo të enjten për televizionin gjerman, ARD. “Një luftë e qartë tregtare mendoj se nuk është, nëse kjo prek pak produkte që përfliten. Por zotit Trumpit vetëm mund t’i përsëritet: Lëre këtë më mirë.” Zypries është e mendimit, se në një rast të tillë duhet bërë ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ndjeni frikë se do të përçahet PD? Basha: Kam folur edhe me Berishën, ftesa ime është…
Previous article DYSHIMET/ Kush donte ta vriste agjentin e dyfishtë rus?

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT