E bukura, Mulan, Ariel, Aurora, Borëbardha, Pokahontas, Hirushja…zbuloni së bashku me ne se cila princeshë Disney ju ngjan më shumë në bazë të shenjës suaj zodiakale.
Si të mos i duash princeshat e Disney? Përrallat e tyre na kanë rritur dhe emocionuar, shpesh kanë krijuar edhe shumë pritshmëri për dashuritë tona…por është gjithmonë bukur të ëndërrosh.
Çdokush prej tyre ka një karakter të ndryshëm dhe një personalitet të papërmbajtshëm. Nëse jeni kurioze të zbuloni se cila është ajo që ju ngjan, mendoni për shenjën tuaj zodiakale dhe do të ndiheni menjëherë një princeshë. Pastaj…kush nk do të donte të vishte një fustan si këto?
Dashi: Mulan
Dashi është një luftëtare e vërtetë ashtu si Mulan dhe nuik di të tërhiqet kur lufton për një ideal.
Demi:Pokahontas
Delikate, e ëmbël, por në të njëjtën kohë kokëfortë dhe e dashuruar me natyrën dhe tokën: vajza e Demit i ngjan pikërsht Pocahontas.
Binjakët: Liza
Kush më shumë se Liza mund t’u ngjante binjakëve? Kanë kuriozitet, fantazi dhe dëshirë për të eksperimentuar gjëra të reja, por jo t’i ndjekin.
Gaforrja: Aurora
Një vajzë e Gaforres ndjek gjithmonë zemrën si aurora. Ka një joshje feminile të ukshme dhe kapacitetë për të ëndërruar dhe për t’i përfshirë dhe të tjerët.
Luani: Jasmina
Një mbretëreshë e vërtetë! Si Jasmina, luanesha me një inteligjencë dhe grinte të jashtëzakonshme. Adhuron familjen dhe di s’i ta mbrojë.
Virgjëresha: Borëbardha
Gjërja e parë që bën Borëbardha në shtëpi është pastrimi dhe rregullimi. Ashtu edhe vajza e Virgjëreshës, ka një sens shumë të zhvilluar praktik dhe nuk e lejon veten t’u nënshtrohet ndjenjave.
Peshorja: Rapunzel
Peshorja, ashtu si princesha Rapunzel, e di ç’është bukuria e vërtetë dhe është gjithmonë e krehur dhe kuruar.
Akrepi: Esmeralda
Esmeralda është Princesha më problematike e Disney. Joshja e saj sensuale qetëson dëshirat e çdokujt…nga kavalieri më i bukur tek një mashkull i kishës. Dhe ti, akrep, nuk je më pak.
Shigjetari: Ariel
Shigjetari nuk mjaftohet kurrë me përditshmërinë, por ka nevojë të eksplorojë mundësi dhe rrugë të reja vazhdimisht, pikërisht si Ariel, jeta e së cilës është një aventura.
Bricjapi: Elsa
Bricjapi beson tek forcat e vetes, se mund t’ia dalë mbanë vetëm, në kështjellën e tij të akullt. Por në fund e di që poshtë asaj mase të ngrirë fshhet një zemër e ngrohtë dhe është gati të luftojë për dikë të vecantë…ashtu si Elsa.
Ujori: Hirushja
Ju kujtohet ç’këndonte Hirushja? ‘Ëndrrat janë dëshira’…mund të jetë dhe motoja juaj vajza të Ujorit! Ashtu si Hirushja, edhe ju besoni në fuqinë e ëndrrave dhe dëshirave dhe nuk ndaloni kurrë së mbështeturi tek vetja.
Peshqit: E bukura
E bukura, ashtu si vajzat e Peshqve, adhuron të jetojë në një botë me ëndrra dhe fantazi. E kalon gjithë kohën duke imagjinuar një jetë të mbushur me romancë, ndonjëherë me kosto të ndonjë melodrame, ama u pëlqen ta mbushin jetën me pasione.