Ditën e djeshme 19-vjeçari Beniamin Kasa, personi që shihni në foto, plagos me thikë dy gjyshërit e tij nga ana e mamasë. Të plagosur mbetën Shaban Agai 80 vjeç dhe Hajrie Agai 70 vjeç.
Fillimisht 19-vjeçari ka shkuar në apartamentin e dy gjyshërve, që jetonin të vetëm dhe në konflikt e sipër i ka qëlluar me thikë duke i plagosur. Shkak dyshohet debate për lek, por edhe disa konflikte të tjera që kishin dy të moshuarit me nipin.
Më pas Beniamin Kasa ka zbritur poshtë pallatit dhe ka shkuar te rojet e një banke të nivelit të dytë, duke i thënë të lajmëronte Policinë, se kishte vrarë gjyshërit. Rojet e kanë mbyllur në brendësi të bankës, Beniamin Kasan, ndërsa dy gjyshërit janë shoqëruar për në spital menjëherë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jasht rrezikut për jetën.