Prej ditës së djeshme, pas publikimit të artikullit nga gazeta gjermane “Bild” kjo e fundit duket të jete kryefjala e aktualitetit politik në vend.
Pas një artikulli të rëndë për opozitën, ku theksohej se Lulzim Basha ka lobuar që Shqipërisë mos ti hapen negociatat, ndodhi e papritura dhe ky artikull u fshi.
Ende sot nuk ka një shpjegim per këtë apo edhe një reagim zyrtar nga Partia Demokratike që nëse do bëhej fjalë për ndonjë tjeter pergjim të zbuluar nga kjo gazetë, do dilte menjëherë në tre konferenca për shtyp dhe një bashkebisedim të Bashës me gazetarët.
Nga ana tjetër, heshtja që ka rënë sot mbi opozitën na rikthen pas në deklaratat e post përgjimeve, ku të gjitha lartësimet e mundshme… u bënë për gazetën “Bild”.
Sali Berisha: “Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.”
Lulzim Basha: “Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj”.
Ilir Meta i referohej “Bild” me superlativa duke e quajtur gazetë të njohur gjermane.
Gazmend Bardhi ironizonte Ramën se ashtu si “VOA-n” dhe “Bild-in”, ka shpallur si armik të jashtëm edhe televizionin italian Rai 3.
ALPEnews.al


