• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Rënia e Adriatik Llallës, si parathënie për lidershipin e opozitës më 25 prill
Home
Zgjedhjet 2021

SHËNIM/ Rënia e Adriatik Llallës, si parathënie për lidershipin e opozitës më 25 prill

20 April, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Zgjedhjet 2021

Adriatik Llalla u bë nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, simboli i sistemit të vjetër të drejtësisë, që ishte gati të bëntë gjithçka për të mos lejuar reformimin e tij. Bashkë me rënien e modelit të vjetër që e kishte shndërruar pushtetin e drejtësisë në një nga tri kolonat më të kalbura të shtetit shqiptar, do rrëzohej edhe elita politike që e kishte projektuar atë, që e kontrollonte dhe që ishte gati të bënte gjithçka për të mos e humbur këtë privilegj ekskluziv.
Ndaj nuk është rastësore se përse nga salla e Parlamentit u godit me kapsolla e çizme dhe godina u rrethua nga protestuesit e opozitës duke kërcënuar me pushtimin e saj, në ditën që shkarkohej Adriatik Llalla. Rënia e simbolit të drejtësisë së vjetër, shënoi edhe fillimin e fundit, të elitës së vjetër të kriminalizuar e të korruptuar të Shqipërisë.
Lulzim Basha e Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi e dinin këtë, ndaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga fati i parashkruar i Adriatik Llallës, ishte që të bënin gjithçka për të penguar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë që po investoheshin direkt në çdo pikëpamje, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.
Kjo ishte arsyeja se përse dogjën mandatet e deputetëve të opozitës. Dolën nga Parlamenti. Sulmuan me zjarr e hekur institucionet kushtetuese të vendit. Çdekretuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe i bojkotuan ato në të 61 bashkitë e vendit. Qëllimi ishte që të injektohej një krizë artificiale politike dhe institucionale nga lart, me qëllim gjunjëzimin e mazhorancës, deri në arritjen e një pazari politik në tavolinë që do të çonte në bllokimin e reformës në drejtësi.
Adriatik Llalla sot është në bankon e të akuzuarve, për një seri veprash shumë të rënda penale, të cilat me siguri mund të çojnë në burgosjen e tij. Në datën 22 prill, vetëm tri ditë përpara të dielës së madhe të votimeve, simboli i drejtësisë së vjetër do jetë sërisht në sallën e gjyqit të drejtësisë së re.
Rastësi ose jo, por e gjitha duket si një parathënie tepër kuptimplote, se radha pas kësaj është e elitës së vjetër politike, që dikur bëri gjithçka për ta mbrojtur Adriatik Llallën. Dikur nuk i linin radhë njëri tjetrit për ta patur sa më pranë, ndërsa tani e kanë braktisur të gjithë nën mëshirën e fatit dhe bëjnë sikur nuk po e shohin fundin e tij të sigurtë.
Nuk është se nuk u dhimbset kur e shohin të zvarritet ashtu i vetmuar nëpër oborret, koridoret dhe dyert e drejtësisë, por është instikti i vetëmbrojtjes por veten e tyre nga fati i njëjtë që paralajmëron një ndëshkim të sigurtë. Fillimisht nga shqiptarët me votë, e më pas, për ti dhënë mundësinë drejtësisë së re që ti gjykojë për të gjitha mëkatet e vjetra.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA E KAVAJËS/ Reagon sërish Rama: Deklaratat e Metës e Bashës vetëm për të tensionuar fushatën...
Previous article E ZBULON GJATË TAKIMIT ME BANORËT E TIRANËS/ Rama: Do miratojmë ligjin për “Fëmijët e Republikës"

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT