• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Kushtetuesja nis me çështjet e nxehta, nëse Meta bllokon, anëtaret e reja betohen para Kuvendit?!
Home
Politikë

SHËNIM/ Kushtetuesja nis me çështjet e nxehta, nëse Meta bllokon, anëtaret e reja betohen para Kuvendit?!

11 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Për 18 muaj pa Gjykatë Kushtetuese, opozita por edhe Presidenca kanë akuzuar qeverinë për bllokimin e qëllimshëm të organit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës në vend.

Ndërsa sot, pasi Kuvendi miratoi dy anëtaret e reja, opozita dhe Presidenca akuzuan qeverinë për shkelje të procedurave.

Me 105 vota pro, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u përzgjodhën anëtare të reja të Gjykatës Kushtetuese duke e çuar në pesë numrin e anëtarëve të kësaj gjykate që pritet të nisë shumë shpejt punën me disa nga çështjet më të nxehta që janë bërë shkak për thellimin e përplasjes mes Presidencës dhe Qeverisë.

Çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, por edhe vetë kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pritet të shqyrtohen të parat sapo Kushtetuesja të jetë funksionale.

Por anëtaret e reja duhet të dekretohen në Presidencë ku do të kryhet edhe betimi. Ashtu si anëtari i parë i Kushtetueses, gjyqtari Besnik Muçi vendosi dorën mbi Kushtetutë dhe u betua në prani të të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nëse kreu i shtetit refuzon të organizojë ceremoninë e betimit të tyre, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të duhet t’i drejtohen Kuvendit. Tre anëtaret e reja mund të betohen në sallën e Parlamentit, ose t’i drejtohen Gjykatës Administrative për zhbllokimin e ngërçit.

Ambasada e SHBA, ajo gjermane dhe prezenca e BE në Shqipëri reaguan sot duke përshëndetur përzgjedhjen e dy anëtareve të reja të Kushtetueses.

E ndërsa çështja e Gjykatës Kushtetuese tashmë është shndërruar në kusht të Gjermanisë vendosur ndaj vendit tonë për çeljen e negociatave me BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË DËNOHET? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit
Previous article ''DO ISHE LIDHUR ME NJË KRIMINEL?'' Rike Roçi i përgjigjet ndjekësit: Unë kurrë... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT