• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Kur Ilir Meta shpall “pushim” në FACEBOOK-un e tij!
Home
Ekskluzive

SHËNIM/ Kur Ilir Meta shpall “pushim” në FACEBOOK-un e tij!

12 July, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Presidenti Ilir Meta ka qene protagonistii këtyre ditëve teksa ka dhuruar “show” të njëpasnjëshëm në profilin e tij të “Facebook”-ut.

Qytetarët e kanë gjykuar ashpër pasi shumë prej sjelljeve nuk i kanë hije një Presidenti Republike që pretendohet të jetë mbi palët, teksa të tjerë e kanë konsideruar si një përpjekje të dështuar për të rënë në sy si kryeministri Rama i njohur tanimë për mënyrën origjinale të komunikimit.

Vlen të përmendet se një pjesë e vogël e mbështetësve të tij, janë ata që foto cover-i kanë ende “LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë”.

Por problemi nuk qendron aspak tek to. Por tek vetë Presidenti. Ilir Meta, duke dashur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e qasjen e tij të komunikimit, dha një shfaqje të shëmtuar me të cilën askush nuk qeshi.

E nisi me letrat drejtuar Ramës që tha se do i bëntë çdo ditë e nuk përfundoi as tre prej tyre.

E vijoi me “memet” të bëra për të duke u dukur një imitim i keq i Ramës.

E më pas videot, aspak normale për një President që me dëshirë u shpreh se ishte i gatshëm të kryente testit e shëndetit mendor (ndonëse askush nuk ia kërkoi).

E vetmja gjë që do mbahet mend është padyshim shprehja “Më mirë ne det se pishinë”. Përse-në, mund ta kuptoni edhe vetë…

Bëri bujë nëpër botë si tifoz i “thekur” i Celtic pasi e kënaqi këtu në Shqipëri.

Sot, Presidenti zgjodhi ta kaloj këtë të premte i qetë teksa la po në qetësi edhe mbështetësit, mediat e politikën.

Fatmirësisht, sot pamë vetëm një postimi prej tij. I padëmshëm edhe pse tendencioz dhe aspak mbi palët. Por i padëmshëm sërisht.

Të dashur miq!Ju ftoj të lexoni këtë analizë tepër shqetësuese, këtë këmbanë alarmi, që duhet të zgjojë vëmendjen tonë çdo ditë, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve tanë!🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 12. Juli 2019

Ndoshta Presidenti më në fund po kupton se të gjitha veprimet që pamë prej tij, I duhen lënë harresës.

Përgatiti: AlpeNews.al, B.XH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET BANDA E TRAFIKUT TË DROGËS/ Pesë shqiptarët e pësuan kur...
Previous article GRAND PRIX "BUDAPEST 2019"/ Nora Gjakova mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT