Pozicioni gjegrafik I Shqipërisë ka qenë I lakmuar shumë, pasi shërben si portë hyrëse për vendet nga lindja dhe perëndimi. Dikur shërbente për pushtuesit të cilët me anë të shqipërisë donin të hynin në Ballkan dhe më gjërë.
Sot vendi ynë po përdoret nga banda të cilat e përdorin vendin për të kaluar drogëra të forta si kokaina drejt Europës.
Dje në portin e Durrësit u kapën 137 kilogram kokainë në 4 kontenierë. Por ajo që bën më shumë përshtypje është se sërish janë përdorur bananet për të fshehur drogën.
E gjitha ngjarja e djeshme na risjell dhe një here ngarjen e Maminasit, ku brenda konteinerëve të firmës “Arbi Garden” u gjetën 613 kg drogë e llojit kokainë, më 27 shkurt 2017.
613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonjerë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin mund të shkonte deri në 200 milionë euro.
Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se pronari i “Arbi Garden”, Arbër Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Disa ditë më pare Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania disa ditë më pare për tu gjykuar në vendin tone.
Duket se tashmë biznesi I “mallit” me banane është pikasur nga policia dhe nuk po ecën më. Të dyja këto duken si skena filmi por janë realiteti dhe tashmë fika nga të “fortët” ka mbaruar policia po i godet ato.
/AlpeNews.al


