• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNDETI I SYVE PËRKEQËSOHET ME…/ Gjashtë këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë
Home
Shëndet

SHËNDETI I SYVE PËRKEQËSOHET ME…/ Gjashtë këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë

12 May, 2020 s.autor Shëndet

Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e mirë për të patur sy të mprehtë.

Ekspertët thonë se njerëzit mund ta përmirësojnë shikimin e tyre në mënyrë krejt natyrale me 6 këshillat e mëposhtme dhe ushtrime të specializuara për sytë.

6 Këshilla Si Të Përmirësoni Shikimin Pa Nevojën e Ndërhyrjes Kirurgjikale
Ekspertët thonë se vendosja e syzeve për njerëz, shikimi i të cilëve dobësohet ose pëson një ndryshim të lehtë, ka një efekt përkeqësues.

Kujdesi Për Sytë
Hapi i parë drejt përmirësimit të shikimit është që të jeni të ndërgjegjshëm për sytë dhe përdorimin e tyre.

Ekspertët thonë që duhet të tregoheni të vëmendshëm kur i picërroni sytë, problemet në orientim e të tjerë.

Pak Pushim Nga Syzet
Shumë njerëz janë të detyruar të mbajnë syze çdo ditë.

Kësisoj, sytë mësohen dhe nuk përpiqen fort për tu përqendruar.

Disa ekspertë rekomandojnë që të mos i përdorni syzet për disa orë në ditë në mënyrë që syri të mësohet e të përpiqet për një shikim më të fortë.

Shikoni Afër Dhe Larg
Me kalimin e kohës, njeriu humbet aftësinë për të parë qartë nga distanca të ndryshme.

Kjo është veçanërisht e vërtetë tek njerëzit që jetojnë në zonat urbane të cilët nuk janë në gjendje të mprehin shikimin e tyre në distanca të largëta.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org këshillojnë që t’i trajnoni sytë duke u përpjekur për të parë sa më larg dhe më pas nga afër duke u fokusuar tek detajet.

Lodhja e Syve
Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë para kompjuterit apo televizorit përballen me lodhje të syve që pasohet nga dhimbje koke.

Ekspertët këshillojnë që t’i mbuloni sytë me pëllëmbët e duarve dhe të qëndroni në këtë mënyrë disa minuta.

Do të vëreni se shikimi juaj do të jetë më i mprehtë e sytë më të çlodhur.

Shikimi Në Të Gjitha Drejtimet
Sa herë që duhet të shikoni në një drejtim të caktuar, përpiquni të mos lëvizni kokën por të vini sytë në punë.

Përpiquni të shikoni majtas, djathtas, lart dhe poshtë, madje edhe majën e hundës në mënyrë që t’i stërvisni sytë.

Ushqyerja
Ekspertët thonë se njeriu duhet të konsumojë më shumë fruta, perime, yndyrna të shëndetshme, proteinë, drithëra, arrorë dhe fara.

Në fund të fundit, shikimi i mirë varet nga përkujdesja për sytë në të gjitha drejtimet./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PYJET I KTHEHEN KOMUNITETIT/ Klosi: Prerja e paligjshme, vepër penale...
Previous article RIHAPJE E SHPEJTË? Eksperti amerikan Fauci del kundër: Ja çfarë rrezikojmë

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT