Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar rënien drastike të mbështetjes së qytetarëve kosovarë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjdhjet lokale të zhvilluara ditën e djeshme ka marrë 152.364 vota, rreth 70% më pak se në zgjedhjet parlamentare, ku arriti të siguronte mbështetjen e 438.335 votuesve.
Spahiu shprehet se në Kosovë e ndryshojnë më shpejt votën kur zhgënjehen nga qeveria, teksa shton se e kundërta ndodh në Shqipëri.
Sipas tij, ky ëhstë shembulli pse duhen disa alternativa opozitare dhe jo vetëm një monopol, pasi në Shqipëri, për shkak se urrejnë Saliun dhe Lulzimin, votojnë përjetësisht Ramën.
Lexoni me kujdes ndryshimin…. – 70%. VV nga 50% zbret në 22% . Kosova e ndryshon votën më shpejt se Shqipëria kur zhgënjehet nga qeveria.
Ja pse duhen disa alternativa opozitare dhe jo vetëm një “MONPOPOL” si në Tiranë, që për shkak se urrejnë Saliun dhe Lulzimin, votojnë përjetsisht Edvinin”, shkruan Spahiu.